“Partizani”-“Skënderbeu”, kryendeshja e javës së 10-të të Superligës

TIRANË, 25 tetor/ATSH-A. Fortuzi/-  Supersfida e javës së 10-të të superligës mes “Partizanit” e “Skënderbeut” do të luhet të hënën në orën 19:00 në “Selman Stërmasi”.

Demat e kuq si organizatorë të kësaj sfide kanë nxjerr në shtije biletat që prej orës 11:00 të ditë së enjte.

Biletat në Tribunat A1, A2, B1 dhe B2 do të kushtojnë 1500 lekë (të reja), ndërsa biletat në tribunat 1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 400 lekë (të reja). Tifozeria e kuqe do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2. Tifozeria mike do të ketë mundësi të akomodohet në tribunat H1 dhe H2 .Tifozët do të mund t’i sigurojnë biletat pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.