FRANCË – Bisedë Macron-Trump për samitin e Stambollit mbi Sirinë

PARIS, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Emmanuel Macron dhe Donald Trump biseduan sot në telefon për të koordinuar pozicionin e tyre në samitin Turqi-Rusi-Francë-Gjermnai mbi Sirinë që do të zhvillohet të shtunën në Stamboll, njoftoi presidenca franceze.

“Presidenti i republikës paraqiti sfidat e këtij takimi që synon të forcojë armëpushimin në rajonin e Idlebit dhe të thellojë bisedimet në lidhje me procesin politik për të rregulluar konfliktin në Siri”, theksoi presidenca në një komunikatë.

“SHBA-ja dhe Franca ndajnë të njëjtat objektiva mbi sigurinë, situatën humanitare dhe poritike në Siri dhe presidenti amerikan i kërkoi presidentit të republikës që të mbajë këtë pozicion të përbashkët në samitin e Stambollit”, sipas Elizesë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.