Bastet, Manastirliu: 73% e personave e kanë nisur nga mosha 15-vjeçare

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ – 73% e personave që kanë nisur të frekuentojnë bastet e kanë nisur këtë veprimtari gjatë moshës 15-18 vjeç.

Shifrat u bënë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me gratë në Elbasan, për t’i thënë së bashku “STOP” basteve.

“Kjo është plaga e një shoqërie, që për fat të keq qëlloi të ishte plaga jonë e 25 viteve. Ndaj, ky është vendimi më i drejtë dhe mbështetës për familjen dhe fëmijët. 73% e atyre që kanë luajtur loto, kanë pohuar që e kanë filluar ketë ves ose sëmundje siç e përcaktohet nga OBSH, deklaronin që kjo sëmundje ka filluar nga mosha 15-18 vjeç. Pra, çfarë duhet të mësojë një fëmijë, një adoleshent kur flitet për lojërat e fatit?” – u shpreh ministrja.

Manastirliu i quajti kancer social lojërat e fatit, ndaj edhe sipas saj, vendimi i fundit i miratuar sot në Kuvend, do të mund edhe të shërojë këtë problem.

z.tosku//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.