Vetingu, KPA gjykon sot ankimimin e gjyqtares Altina Xhoxhaj

TIRANË, 24 tetor /ATSH- I. Vata/ – Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të gjykojë sot në dhomën e këshillimit çështjen për ankimimin që subjekti i rivlerësimit Altina Xhoxhaj ka bërë kundër vendimit Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresimin e trupit gjykues me kryesuese Ina Rama, Relator: Ardian Hajdari, Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj.

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj nuk ka mundur të kalojë Vetingun, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra.

Në seancën e datës 3 maj 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi shkarkimin nga detyra e anëtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, pasi nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e saj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.