Tingujt e muzikës pop dhe rock ndezin Tiranën, ish-solisti i grupit “Kthjellu” vjen me koncert recital

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ – Këngëtari i muzikës pop dhe rock, Mentor Haziri do të sjellë për herë të parë një koncert recital në Tiranë. Një mbrëmje e dedikuar muzikës së mirë dhe adhuruesve të këngëtarit të njohur me zërin e fuqishëm që gjithë jetën ia ka kushtuar dashurisë për këngën. Koncerti do të zhvillohet më datë 28 tetor, në Qendrën kulturore, Katedralja Orthodhokse në Tiranë.

I njohur si këngëtar i rrymës Pop dhe Rock, por edhe si tekstshkrues, Mentor Haziri është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme. Mentori ka premtuar shumë surpriza për të gjithë ata që e duan muzikën live, gjithashtu ka theksuar se të gjithë hitet e tij ndër vite do të risillen në mbrëmjen speciale, ndër to këngët: “Engjëll”, “Kujtoje” dhe “Plagë në zemër”.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.