STRASBURG – Tusk: Vrasja e Khashoggit një akt i tmerrshëm

STRASBURG, 24 tetor /ATSH-ANSA/ – Vrasja tronditëse e gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi është një akt aq i tmerrshëm dhe akti më i vogël i hipokrizisë ngjall tmerr, theksoi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në një seancë plenare të Parlamentit Europian në Strasburg.

‘’Nuk jam këtu për të diskutuar se kush duhet të mbrojë interesat e këtij ose atij tjetrit, i vetmi interes europian është të shqyrtojë të gjitha detajet e këtij rasti, pavarësisht se kush është autori përgjegjës’’, theksoi Trusk.

‘’Evropa nuk do t’i lejojë institucionet e saj  të përfshihen në ndonjë lojë të paqartë”, theksoi Tusk./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.