STRASBURG – PE u heq imunitetin dy deputetëve francezë

STRASBURG, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Parlamenti Europian votoi sot heqjen e imunitetit parlamentar të dy eurodeputetëve francezë të Lëvizjes Kombëtare (RN, ish-FN) Steeve Briois, zëvendëskryetar i lëvizjes dhe Sophie Montel, objekt të një hetimi për ‘’provokim për diskriminim’’.

Gjatë një votimi të hapur, deputetët europianë miratuan me shumicë të theksuar heqjen e imuniteteve.

Emrat e dy eurodeputetëve përmenden në një hetim të kryer nga një magjistrat i Nanterres, pranë Parisit, pas një ankese ndaj X depozituar në maj 2014 nga shoqata ”Maison des Potes” (shtëpia e miqve)  rrjet i shoqatave të specializuara në luftën kundër diskriminimeve.

Në nëntor 2016, Parlamenti Europian hoqi për të njëjtën çështje, imunitetin parlamentar të eurodeputetit Jean-François Jalkh, një person i afërt me Marine Le Pen, kryetarja e RN-së./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.