SHBA – Shefi i Senatit: Pakot e dyshuara me eksploziv, akte terroriste të brendshme

UASHINGTON, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Shefi republikan i Senatit amerikan dënoi sot si “akte terroriste të brendshme” dërgimin e pakove potencialisht eksplozive në adresë të ish-presidentit demokrat, Barack Obama, ish-sekretaren e Shtetit dhe kandidaten demokrate për presidencialet, Hillary Clinton si dhe në selinë e kanalit CNN.

“Ngrihem bashkë me gjithë amerikanët për të dënuar përpjekjet për akte terroriste të brendshme që ndodhën sot”, shkruan Mitch McConnell në një komunikatë.

Ai falenderoi gjithashtu forcat e rendit dhe shërbimet postare që “mbrojtën krerët dhe personalitetet publike përballë veprimeve të tilla të papranueshme”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.