SHBA – Pako të dyshimta me eksploziv në adresë të Clintonit dhe Obamës

NJU JORK, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Shërbimi sekret amerikan zbuloi sot pako të dyshimta në adresë të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Një pako e tillë e dyshimtë u zbulua edhe në adresë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Pakot e dyshimta që përmbanin sasi të konsiderueshme eksplozivi, u interceptuan nga shërbimi sekret federal amerikan, i ngarkuar për sigurinë e tyre, njoftoi sot ky shërbim.

Pakoja për Clintonin ishte zbuluar dje në mbrëmje vonë, ndërsa ajo e Obamës sot në mëngjes./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.