Haradinaj: Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Qeveria e Kosovës e sheh me interes madhor fuqizimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Podgoricës, veçmas në ekonomi, si mundësi reale për ngritjen e mirëqenies së shqiptarëve në Mal të Zi.

“Kënaqësi t’i takoja sonte së bashku përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, me të cilët patëm një bashkëbisedë të hapur, e cila do të vazhdojë së shpejti edhe në Prishtinë. Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar, fuqizimin e stabilitetit rajonal si dhe në rrugën e përbashkët europiane. Qeveria e Kosovës sheh me interes madhor fuqizimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Podgoricës, veçmas në ekonomi, si mundësi reale për ngritjen e mirëqenies së shqiptarëve në Mal të Zi. Shqiptarët, sot, janë në pozitë të volitshme kudo që jetojnë dhe si faktorë rajonal ata po marrin përgjegjësitë e tyre, në krijimin e paqes së përhershme në Ballkanin Perëndimor”, – shkruan Haradinaj.KosovaPress/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.