FRANKFURT, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Kompania ”Porsche SE”, aksioneri kryesor i ”Volkswagen” u dënua për të paguar 47 milionë euro dëme dhe interesa investitorëve në skandalin e motorëve dizel të trukuar, bëhet sot e ditur nga gjykata e Shtutgartit.
”Porsche SE” është e akuzuar se ka paralajmëruar shumë vonë tregun për manipulimin e motorëve, duke mos iu përmbajtur rregullores për informim’’, konstaton gjykata.
Në vendimin prej më shumë se 130 faqesh, magjistratët vlerësuan se një njoftim i përcjellë në maj 2014 drejtorit të përgjithshëm të ”Volkswagen” Martin Winterkorn duhet t’i ishte transmetuar në formën e një udhëzuesi tregjeve mbi rreziqet financiare që vinin nga mashtrimi./ /v.b/ a.jor.