Foto/ Mirëmbajtje e trashëgimisë kulturore në Apoloni

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë vijon puna për mirëmbajtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore.

Në përfundim të sezonit turistik, punonjësit e mirëmbajtjes së Parkut Arkeologjik të Apolonisë angazhohen çdo ditë për mirëmbajtjen e vlerave dhe pasurive të këtij parku.

Vetëm gjatë 8-mujorit (janar-gusht 2018), Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga mbi 36 478 vizitorë.

Apolonia në Fier është një nga sitet më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo paraqet vlerat e trashëgimisë tonë arkeologjike.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.