Fier/ Arrestohen katër persona, vidhnin e thyenin banesa

Fier/ Arrestohen katër persona, vidhnin e thyenin banesa

Fier/ Arrestohen katër persona, vidhnin e thyenin banesahttps://ata.gov.al/2018/10/24/fier-arrestohen-kater-persona-vidhnin-e-thyenin-banesa/Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin. Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen “15 Tetori” Fier .

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 24 Tetor 2018

TIRANË, 24 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Policia e Fierit ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohet se në bashkëpunim mes tyre grabisnin banesa përmes thyerjes së bravave. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: E.D, 23 vjeç, banues në Vlorë. L.P, 21 vjeçe, banuese në Vlorë. B.S, 24 vjeç, banues në Vlorë. K.Z, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin. Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen “15 Tetori” Fier .

Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit ku dyshohen se autorë janë këta shtetas. Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.