Dekretohen ndryshimet për Gjendjen Civile, Majko: Përgjigje ndaj kërkesave të emigrantëve

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ -Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për shtesa dhe ndryshme për Gjendjen Civile. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili ka theksuar se ky ligj është një përgjigje ndaj kërkesave të shumta të komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

“Dekretohet ligji Nr. 69/2018 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10 129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin Nr. 69/2018 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10 129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar”, është shprehur Majko.

Ministri Majko ka shtuar se, “mbi bazë të këtij ligji të rëndësishëm do të përfshihen përbërësit e gjendjes civile të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë. Sipas ligjit do të përcaktohen rregullat për hedhjen, ruajtjen dhe ndryshimin e të dhënave, si dhe organizimi e funksionimi i shërbimit të gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.