AKU bllokon në magazinat frigoriferike 2.5 tonë peshk jashtë standardeve

TIRANË, 24 tetor /ATSH/- Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” 2.5 tonë peshk dhe karkaleca të ngrirë jashtë standardeve të sigurisë ushqimore.

AKU bën të ditur se, ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë, si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon, operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë, t’i heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU.

Gjithashtu AKU fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.