2 vite që kërkonte rillogaritjen e pensionit, ish-ushtaraku merr zgjidhje brenda 5 ditësh

2 vite që kërkonte rillogaritjen e pensionit, ish-ushtaraku merr zgjidhje brenda 5 ditësh

2 vite që kërkonte rillogaritjen e pensionit, ish-ushtaraku merr zgjidhje brenda 5 ditëshhttps://ata.gov.al/2018/10/24/2-vite-qe-kerkonte-rillogaritjen-e-pensionit-ish-ushtaraku-merr-zgjidhje-brenda-5-ditesh/Prej dy vitesh një ish-ushtarak kërkonte rillogaritjen e masës së pensionit, pas gjetur zgjidhje, ndërsa brenda 5 ditësh, pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, atij iu rillogarit masa e pensionit. Ky ishte rasti i 80-vjeçarit Riza Zeraliu, nga Tirana, të cilit iu rillogarit pensioni pasi u konstatua moszbatimi i dispozitave ligjore në fuqi. Kryeministri theksoi se qytetarët që nuk kanë akses në internet mund t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes nga zyrat e njësisë administrative, apo nga zyrat e Postës.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 24 Tetor 2018

TIRANË, 24 tetor/ATSH-Maela Marini/ Prej dy vitesh një ish-ushtarak kërkonte rillogaritjen e masës së pensionit, pas gjetur zgjidhje, ndërsa brenda 5 ditësh, pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, atij iu rillogarit masa e pensionit.

Ky ishte rasti i 80-vjeçarit Riza Zeraliu, nga Tirana, të cilit iu rillogarit pensioni pasi u konstatua moszbatimi i dispozitave ligjore në fuqi.

Kryeministri theksoi se qytetarët që nuk kanë akses në internet mund t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes nga zyrat e njësisë administrative, apo nga zyrat e Postës.

“Këto janë dy adresa ku mund të zgjidhet kjo gjë, ose mund të drejtoheni te zyrat e deputetëve tanë, ku ka mundësi të marrësh këtë shërbim në ato zona ku zyrat funksionojnë”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se është mirë që ne të bëjmë më shumë sqarime dhe shpjegime dhe kjo do të diskutohet bashkë me skuadrën e platformës, lidhur me informimin e qytetarëve se ku mund të aplikojnë.

“Nga shtypi mos prisni, pasi ata kanë gjëra më të rëndësishme për t’u marrë, kanë  thashetheme, shpifje e muhabete të tjera filmash e incizimesh. P.sh. po thonë se bixhozi po ndalohet për të tërhequr vëmendjen, krimi po luftohet për të hequr vëmendjen nga filmat dhe incizimet. Ky nuk quhet më shtyp i lirë, por është ‘shtypje e lirë’ e publikut, një masazh brutal i trurit”, – tha Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.