Shkodër/ Aktivitet për promovimin e produkteve të 11 njësive

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Aktiviteti me temë “Promovimi i vlerave, trashëgimisë kulturore dhe produkteve të territorit, do të zhvillohet nga bashkia Shkodër, të premten, në datë 26 tetor 2018, në orën 10:00.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të promovimit të produkteve territoriale të 11 njësive administrative të bashkisë së Shkodrës.

Në këtë panair do të prezantohen produktet lokale, asetet e trashëgimisë kulturore dhe gatimet tradicionale të territorit të bashkisë së Shkodrës.
Në vijim të këtij aktiviteti, bashkia Shkodër do të organizojë një takim me përfaqësues nga institucionet vendore, bizneset, fermerët dhe aktorë të tjerë të interesuar, për të diskutuar mbi cilësinë, marketingun e produkteve bujqësore dhe mundësitë e përfitimit nga programet e BE-së. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.