SHBA – Trump ndalon ndihmat për vendet e Amerikës Qendrore

UASHINGTON, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të ulin ose të zvogëlojnë ndjeshëm ndihmën masive të dhënë rregullisht për Guatemalën, Hondurasin dhe Salvadorin, vende ku autoritetet e këtyre shteteve lejojnë kalime ilegale për në SHBA, tha përmes Twitter-it presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump ka  akuzuar tri vendet e Amerikës Qendrore se nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë rrjedhën e njerëzve që duan të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump shton se do t’i kërkojë administratës së tij të ndërpresë ndihmat për këto vende.

Është e disata herë që presidenti ka kërcënuar këto vende.

Para pak ditësh deklaroi se do të dërgonte ushtrinë dhe do të fillonte të ndërtonte murin përgjatë kufirit me Meksikën./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.