Përkujtohet në Lezhë 147-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ – Bashkia e Lezhës organizoi sot aktivitetin artistik muzikor-letrar në nder të At Gjergj Fishtës, në 147-vjetorin e lindjes së tij.
Sikur për Fishtën të flitej në 365 ditë të vitit, nuk do mjaftonin për të përcjellë rëndësinë e tij si figurë dhe rëndësinë e veprës së tij, si pasuri kombëtare e pakrahasueshme.

Ashtu sikurse Lezha nuk mund të mendohet pa Besëlidhjen e Gjergj Kastriotit, po ashtu Lezha nuk mund të mendohet pa Fishtën dhe veprën e tij.
“Bashkia Lezhë, mbështet nismën që, ashtu sikurse 2 Marsi i Besëlidhjes së Lezhës të jetë ditë feste Kombëtare, edhe data e lindjes së Fishtës, të tejkalojë dimensionin lokal”, shkruan bashkia. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.