TIRANE, 23 tetor /ATSH/ – Ministri i Ekonomisë dhe Financave propozoi një ndryshim në neni 1 të ligjit për lojërat e fatit, ku përcaktohet se “ndalohen reklamat audio vizive për bastet në aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, ndalohen reklamat në mediet e shkruara, në shtypin sportiv dhe faqet sportive dhe buletine informative”.
Ahmetaj tha se transmetimi i reklamave të basteve ka qenë i ndaluar edhe në ligjin aktual të miratuar në vitin 2015, por nuk është zbatuar.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, reklamat e basteve do të ndalohen edhe gjatë transmetimit të emisioneve sportive dhe ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndryshimi i propozuar nga ministri i financave u votua nga të gjithë anëtarët e majtë të komisionit të ekonomisë dhe financave. o/l/./a.g/