Lojërat e fatit, Rama i përgjigjet opozitës: Të dalë mendsh nga mllefi

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës, e cila i konsideroi nismat për mbylljen e basteve dhe aksioneve të qeverisë kundër krimit të organizuar, sa për të tërhequr vëmendjen.

Kryeministri përmes një postimi, i ktheu një përgjigje të gjithë atyre që, sipas tij, mendojnë se këto aksione janë sa për të tërhequr vëmendjen, duke i cilësuar këta të fundit si të dalë mendsh nga mllefi.

“Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen.Vese vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja#.BixhozçinjKronikë nëpër pika bastesh #ShpifësKronikë nëpër ekrane!Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi”, shkruan Rama.

Duke filluar nga 1 janari në Republikën e Shqipërisë do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinove.

/e.caushi/  

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.