Kosovë, nis fushata “Dhuna nuk arsyetohet”

PRISHTINE, 23 tetor /ATSH/ -Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, bëri të ditur sot se dhuna në familje është akt i shëmtuar dhe nuk ka vend në shoqëri.

Gjatë hapjes së fushatës “Dhuna nuk arsyetohet”, Drejtori i Policisë siguroi se institucioni që drejton do të angazhohet që ta largojë dhunën nga shtëpitë  e qytetarëve të Kosovës.

Ai bëri thirrje që rastet të raportohen, në mënyrë që të ndihmohen organet e rendit që ta frenojnë dhunën në familje.

Ndërkohë përfaqësuesi nga OSBE Wolfgang Nikolaus, deklaroi se dhuna në familje është një problem global, por kjo nuk duhet të ndalojë kosovarët ta luftojnë ketë fenomen.

Ai po ashtu shtoi se dhuna brenda familjeve është një problem i tërë shoqërisë dhe jo vetëm i institucioneve të caktuara, prandaj ai kërkoi angazhimin e të gjithëve në mënyrë që dhuna ne familje të minimizohet. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.