KINË – Inaugurohet një super urë prej 55 kilometrash

PEKIN, 23 tetor /ATSH-DPA/ – Kina inauguroi sot urën Hong Kong-Zhuhai-Makao, më e gjata në botë në det prej 55 kilometrash, njoftoi media kineze.

Prerja e shiritit  u bë nga presidenti Xi Jinping dhe Carrie Lam, shefja ekzekutive e ish-kolonisë britanike.

Puna për ndërtimin e urës filloi në vitin 2009 dhe është një shembull i inxhinierisë së avancuar, midis ishujve artificialë dhe tuneleve nën det dhe ka kushtuar 20 miliardë dollarë, prej të cilave 15,3 miliardë të investuara nga Hong Kongu.

Vlera strategjike është më e madhe pasi ura bashkon rajonet e veçanta administrative Hong Kong dhe Makao dhe një seri prej nëntë qytetesh në provincën e Guangdongut.

Kjo urë u shërben 68 milionë banorëve./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.