Investimet në rrugë që përfundojnë gjatë periudhës 2019 – 2021

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ – Investimet në infrastrukturën rrugore janë një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh sot në takimin e parë sektorial “Buxheti 2019 dhe lehtësirat e reja fiskale’, se janë dhjetë akse rrugore që janë parashikuar të përfundojnë gjatë viteve 2019-2021.

Ndër të cilat tha ai, aksi Fushë-Krujë-Milot-Morinë, Qafë-Thanë – Lin – Poradec, Unaza e Tiranës, Unaza e Tiranës (Mbikalimi – Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit), Rehabilitimi i segmentit rrugor (Mbikalimi – Pallati me Shigjeta – Shqiponja), rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore (Loti 2 dhe Loti 3), Elbasan – Banjë, Kardhiq – Delvinë (Lotet 4, 5, 6, 7, 8), bypass-i i Shkodrës, bypass- i i Tepelenës. e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.