FOTO/ Makinë kafeje me flori dhe diamant …187 mijë euro

TIRANË,23 tetor /ATSH/ – Ajo quhet Espresso Veloce Royal dhe është një aparat kafeje me vlerë 187 mijë euro.

Me një prodhim të kufizuar të frymëzuar nga një motor makine i Formula 1, makina luksoze është e veshur me ar të bardhë 18 karatësh, diamante, gurë ametist dhe e lustruar me fibra karboni.

Makina gjithashtu është e pajisur me një bombol me vrima nxjerrëse për raki, të përshtatshme për ata që duan të shijojnë një kafe me një shije më të fortë./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.