Figura të njohura të jetës publike i bashkohen fushatës së ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ – Në muajin tetor, që njihet ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, shumë figura të njohura të jetës publike i janë bashkuar fushatës së nisur.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, krahas aktiviteteve të zhvilluara edhe si apel ndaj grave e vajzave për të kryer kontrolle të vazhdueshme, ka nisur fushatën ku shumë gra të botës së medias i janë bashkuar këtij apeli.

Nga gazetaret e mirënjohura si Genta Popa, Rudina Xhunga, Mirela Milori, Pranvera Borakaj, Jonida Maliqi, Ema Andrea, Bieta Sulo, Anila Basha e deri tek këngëtarja Manjola Nallbani.

Përmes apelit të veçantë prej secilit prej tyre, ato kanë çuar mesazhe për çdo grua, për të kryer sa më parë kontrollin e gjirit, sepse ky i fundit ndihmon në parandalimin e sëmundjes.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.