Burgjet, pastrim degradimit dhe korrupsionit të depozituar në vite

Burgjet, pastrim degradimit dhe korrupsionit të depozituar në vite

Burgjet, pastrim degradimit dhe korrupsionit të depozituar në vite."Qeveria është e angazhuar maksimalisht për të përballuar sfidën e jashtëzakonshme të normalizimit të sistemit të korruptuar dhe të kalbur të institucioneve penitenciare".Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri.Angazhimi ynë, tha Rama, nisi me pastrimin e një trupe, e cila ishte kthyer në një kërcënim për vetë sigurinë e burgjeve, për shkak të rekrutimeve të panumërta të personave me rekorde kriminale si punonjës të sistemit, apo dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve.http://ata.gov.al/2018/10/23/burgjet-pastrim-degradimit-dhe-korrupsionit-te-depozituar-ne-vite/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 23 Tetor 2018

TIRANË, 23 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Qeveria është e angazhuar maksimalisht për të përballuar sfidën e jashtëzakonshme të normalizimit të sistemit të korruptuar dhe të kalbur të institucioneve penitenciare”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri.

Angazhimi ynë, tha Rama, nisi me pastrimin e një trupe, e cila ishte kthyer në një kërcënim për vetë sigurinë e burgjeve, për shkak të rekrutimeve të panumërta të personave me rekorde kriminale si punonjës të sistemit, apo dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve.

“Një degradim i nisur prej shumë vitesh dhe i vazhduar vit pas viti, gjë që e vuri qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, që në ditën e parë, në pozicionin e një beteje shumë të vështirë për të transformuar tërë sistemin e rekrutimit”, – tha Rama.

Për herë të parë në gjithë historinë e këtyre institucioneve, sipas Kryeministrit, u organizua nga Ministrja e Drejtësisë një proces rekrutimi përmes Akademisë së Sigurisë, dhe u garantua një proces testimi i plotë dhe i drejtë.

“Për herë të parë, rekrutimi i punonjësve të rolit bazë që ishin të emëruarit e parë në institucionin e ekzekutimit të vendimit penal Shkodër, nuk u krye me lista të partisë që drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, siç ishte bërë traditë për vite me radhë”, – tha Rama.

Sipas tij, “290 punonjës u pasuan nga 309 të tjerë të rolit bazë, nga të cilët një numër jo i vogël vinin prej Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe vetë Policisë së Burgjeve, si eksperiencë karriere”.

“U organizua një sistem i ri trajnimesh në Akademinë e Sigurisë. Ministrja vendosi një kriter goxha garantues përzgjedhjeje si kriter bazë për drejtuesit e institucioneve të vuajtjes së dënimit, përmes një procesi konkurrimi me dosje nga radhët e ish-ushtarakëve, kryesisht”, – tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.