Shkodër/ Bashkia shpjegon ecurinë e sistemit Z1N

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ – Sistemi i Integruar i Zyrave me një Ndalesë (Z1N) në bashkinë e Shkodrës, tashmë shërben edhe si një shembull për bashkitë e tjera në vend.

Paraditen e sotme, përfaqësues të bashkive Patos dhe Roskovec, kanë vizituar nga afër mjediset e Z1N në bashkinë e Shkodrës, ndërsa janë pritur edhe nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Pas fjalëve të mirëseardhjes, Ademi i ka njohur përfaqësuesit me ecurinë e shtrirjes së këtij shërbimi në një territor 51 herë më të gjerë se qyteti i Shkodrës.

Brenda vitit 2016, sistemi u shtri në të gjitha Njësitë Administrative të bashkisë së Shkodrës, ndërsa ekzistonte vetëm në qytet, Dajç dhe Velipojë.

Aktualisht ofrohen 83 shërbime në Z1N, ndërsa janë mbi 30 mijë aplikimet e qytetarëve për të përfituar këto shërbime. /m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.