Rama: Mësuesia jo më streha e të dobtëve, bursë 1000 USD për ekselentët

Rama: Mësuesia jo më streha e të dobtëve, bursë 1000 USD për ekselentët

Rama: Mësuesia jo më streha e të dobtëve, bursë 1000 USD për ekselentëthttps://ata.gov.al/2018/10/22/rama-mesuesia-jo-me-streha-e-te-dobteve-burse-1000-usd-per-ekselentet/Në një takim me studentët ekselentë të degës së mësuesisë, Kryeministri Edi Rama theksoi se “kemi vendosur që për të gjithë nxënësit e ekselencës që janë pjesë e mësuesisë të ketë edhe një bursë vjetore prej 1000 dollarësh, e cila do të jepet muaj pas muaji, është një masë që do të mbështesë të gjithë ju për nevojat të vitit shkollor duke qenë se jeni nxënës me rezultate të veçanta dhe me pasione dhe vullnete të veçanta”. “Së paku për të plotësuar nevojat për libra apo materiale të tjera e materiale mësimore, të mos keni nevojë të kërkoni nga prindërit, por mund t’i blini vetë, pastaj është puna juaj si i shpenzoni pjesën tjetër të parave, nëse mbeten”, u shpreh Rama.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 22 Tetor 2018

TIRANË, 22 tetor/ATSH/- Qeveria shqiptare ka vendosur që të mbështesë financiarisht të gjithë ekselentët që kanë zgjedhur degën e mësuesisë. Këta të fundit jo vetëm nuk do të paguajnë tarifë studimi, por do të marrin edhe një bursë rreth 1000 USD në vit.

Në një takim me studentët ekselentë të degës së mësuesisë, Kryeministri Edi Rama theksoi se “kemi vendosur që për të gjithë nxënësit e ekselencës që janë pjesë e mësuesisë të ketë edhe një bursë vjetore prej 1000 dollarësh, e cila do të jepet muaj pas muaji, është një masë që do të mbështesë të gjithë ju për nevojat të vitit shkollor, duke qenë se jeni nxënës me rezultate të veçanta dhe me pasione dhe vullnete të veçanta”.

“Së paku për të plotësuar nevojat për libra apo materiale të tjera e materiale mësimore, të mos keni nevojë të kërkoni nga prindërit, por mund t’i blini vetë, pastaj është puna juaj si i shpenzoni pjesën tjetër të parave, nëse mbeten”, – u shpreh Rama.

“Bursa e secilit dhe secilës prej jush do të jetë një bursë që do të vazhdojë edhe në vitet e tjera, në rast se ju do të vazhdoni të jeni ekselentë edhe në vitet e tjera. Pra, nuk është thjesht bursë e vitit të parë, por do të jetë për të gjithë studentët e mësuesisë, që vijnë nga ekselenca dhe do të mbeten ekselentë deri në fund”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë duke theksuar dallimin me të shkuarën, tha se “mësuesia ishte kthyer në strehë të nxënësve të dobët me mesatare notën pesë”.

“Mësuesia ishte kthyer në strehë për nxënësit më të dobët dhe për shumë e shumë vite ishte një fidanishte pa asnjë cilësi, që ka ndikuar jashtëzakonisht keq në ecurinë e arsimit tonë. Mësuesia përthithte për vite të tëra më të dobëtit. Bursa e qeverisë do të mbështesë gjithë studentët ekselentë për nevojat e vitit shkollor, që janë garancia e së nesërmes”, – tha Rama.

Plot 3283 maturantë, të gjithë me mesatare mbi 7 dhe midis tyre 258 me mesatare mbi 9, janë zgjedhur të formohen për të shërbyer si mësues.

Ndërkohë, siç shtoi Kryeministri, ka vijuar stimulimi i mësuesve aktualë përmes trajnimeve të financuara nga shteti. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.