Pukë, nis aksioni i pastrimit të varrezave në fshatra

TIRANË, 22 tetor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Pukë ka nisur aksionin për pastrimin e varrezave në të gjitha njësitë administrative.

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka urdhëruar punonjësit që nga fillimi i nëntorit të nisin aksionin si një detyrim moral e njerëzor.

“Nga sot deri në 1 nëntor, të gjithë punonjësit e shërbimeve në bashkisë dhe njësitë administrative me urdhër të kreut të bashkisë, Gjon Gjonaj do të përqendrohen në pastrimin e varrezave në çdo fshat”, shprehet bashkia.

Po ashtu bashkia shton se “punonjësit e shërbimeve në njësinë administrative Rrape po pastrojnë varrezat e fshatit Meqe, teksa puna vijon dhe në zona të tjera. Pastrimi i varrezave një detyrim njerëzor, moral, por sigurisht dhe shtetëror”, thotë bashkia. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.