Mbyllja e pikave të basteve dhe kazinove, të enjten në Kuvend

Mbyllja e pikave të basteve dhe kazinove, të enjten në Kuvend

Mbyllja e pikave të basteve dhe kazinove, të enjten në Kuvend.Të enjten Parlamenti do të votojë për mbylljen e pikave të basteve dhe të kazinove 1 janarin e vitit të ardhshëm.Kështu theksoi sot Kryeministri Edi Rama, në një takim me gra dhe vajza të Laprakës, një komunitet i prekur jo pak nga pasojat e bixhozit. Rama u fokusua te vendimi për ndalimin e pikave të basteve dhe kalimin e qindra miliona eurove në vit, nga lumi e llumi i kumarit, në konsumin familjar.https://ata.gov.al/2018/10/22/mbyllja-e-pikave-te-basteve-dhe-kazinove-te-enjten-ne-kuvend/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 22 Tetor 2018

TIRANË, 22 tetor/ATSH-Maela Marini/ Të enjten Parlamenti do të votojë për mbylljen e pikave të basteve dhe të kazinove 1 janarin e vitit të ardhshëm.

Kështu theksoi sot Kryeministri Edi Rama, në një takim me gra dhe vajza të Laprakës, një komunitet i prekur jo pak nga pasojat e bixhozit. Rama u fokusua te vendimi për ndalimin e pikave të basteve dhe kalimin e qindra miliona eurove në vit, nga lumi e llumi i kumarit, në konsumin familjar.

Në ditët në vijim ne do ta finalizojmë këtë nismë, tha Kryeministri duke shprehur besimin se “pas tre ditësh, të enjten, Parlamenti do ta votojë për ta mbyllur përfundimisht çdo debat dhe për t’i vënë fre përroit të baltës që bashkohet në lumin e baltës së përditshme me gjithfarë sajesash e shpifjesh lidhur me këtë nismë.

“Zgjodhëm të vijmë në Laprakë, sepse kjo është ndoshta një nga zonat më të prekura në Tiranë nga sëmundja e kumarit, me një numër jo të vogël pikash bastesh. Ato që e vuajnë më shumë dhe më drejtpërdrejtë këtë sëmundje me pasojat e saj katastrofike janë familja, gratë, vajzat, bashkëshortet, ndaj besoj që ka një vlerë të dyfishtë diskutimi i kësaj teme me ju”, – iu drejtua Kryeministri grave të pranishme në këtë takim. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.