Jep dorëheqjen Arben Isaraj: Rrugë të lirë drejtësisë

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Arben Isaraj, Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Transportit Rrugor, ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit një ditë më parë të vëllait, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe prodhim-shitje të narkotikëve.

Isaraj i është drejtuar me shkresë zyrtare ministrit të Energjetikës e Transporteve për dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama ku shpjegon edhe motivin e dorëheqjes.

“Për të mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, argumenton Isaraj. o/l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.