KRAKOV (Poloni) – Konferencë ministrore përgatitore përpara Cop24 (Climate Change Conference) në fillim të dhjetorit në Katovicë.
ROMË (Itali) – Datë përfundimtare për Italinë në mënyrë që kjo e fundit të paraqesë sqarimet e saj pas kërkesës së Komisionit për buxhetin.
ROMË (Itali) – Giuseppe Conte pritet të dalë me një prononcim përpara medias së huaj në përfundim të afatit për të justifikuar buxhetin italian, jashtë kornizës europiane.
ZAGREB (Kroaci) – Vendim në procesin e ri gjyqësor ndaj ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader për korrupsion.
PARIS (Francë) – Aktori amerikan, Al Pacino në skenën e Teatrit të Parisit.
LIZBONË (Portugali) – Mbreti Filip dhe mbretëresha Mathilde e Belgjikës në vizitë shtetërore në Portugali.
HUSTON (SHBA) – Donald Trump ndodhet në Teksas për të mbështetur senatorin e mëparshëm republikan, Ted Cruz më pak se tre javë nga zgjedhjet e mesmandatit.
ZHANJIANG (Kinë) – Faza e parë stërvitore e përbashkët midis Marinës kineze dhe Azisë Juglindore për zbutjen e tensioneve në Detin e Kinës Jugore.
TOKIO (Japoni) – Konferencë shtypi e fituesve për 2018 ‘’Praemium Imperiale’’(World Culture Prize in Memory of His Imperial Highness Prince Takamatsu), përfshirë aktoren Catherine Deneuve./ / /v.b/ a.jor.
