Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Forca e Ligjit” në territor, operacion antidroge në Shijak

TIRANE, 21 tetor/ATSH/- Pas operacioneve të dy ditëve më parë në Kurbin dhe Elbasan, Forca e Ligjit ka vijuar një tjetër aksion antidrogë mbrëmjen e sotme në Shijak.

Mediat raportojnë së gjatë këtij aksioni antidrogë,  janë arrëstuar disa persona  të dyshuar për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.

Po sipas informacioneve paraprake nga mediat, forcat e Policisë së Shtetit dhe të RENEA-s kanë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa dhe biznese./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version