”Daily News Hungary”: Tirana një nga destinacionet më të mira turistike

TIRANA,21 tetor /ATSH A.ALLA/ – Shqipëria tashmë po promovohet nga agjencitë e huaja turistike të udhëtimit si një destinacion që mund të eksplorohet me çmim të lirë.

Udhëtimi i lirë nuk është aq i vështirë sa mund të imagjinoni, vetëm duhet të jeni të duruar. Kështu e nis shkrimin prestigjiozia hungareze ”Daily News” e cila ka renditur destinacionet më të mira nga Budapest të cilat kanë një kosto të ulët.

Mes destinacioneve si Marseja apo Milano,  agjencia e e huaj e udhëtimeve” Magical Europe” ka renditur edhe Tiranën si vend që mund të vizitohet gjatë fundjavës me kosto të ulët.

Tirana në shkrimin e prestigjozes hungareze përshkruhet se ”qendra e qytetit të Tiranës ju kthen mbrapa në kohë, sidomos afresket brenda xhamisë së bukur të Islamit, duke përshkruar një skenë të qetë me pemë, ura dhe ujëvara. Nëse jeni duke kërkuar për ndonjë argëtim, drejtohuni në lagjen Blloku. Çmimet e biletave mund ti gjeni në Wizzair për të shijuar Tiranën me një kosto të ulët”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.