FOTO/ Bidoversiteti në lagunën e Orikumit, zbulohet një specie e re mjaft e rrallë në Europë

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Një “banor” i ri është shtuar në lagunën e Orikumit. I quajtur nga shkencëtarët, Fishkëllyesi i murrmë, kjo specie e re, e pavrojtuar asnjëherë më parë në vendin tonë, është mjaft e rrallë në Europë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shprehet se “ky lajm i bukur që vjen nga studiuesit e AOS dhe studiuesit hungarezë, mbështetur nga stafi i zonave të mbrojtura në Vlorë, dëshmon biodiversitetin e pasur të kësaj lagune”.

Po ashtu, tha ai, “kjo dëshmon edhe efektet e padiskutueshme pozitive të moratoriumit të gjuetisë, në shtimin e shpendëve edhe në këtë zonë”.

Rezultatet e një ekspedite në fund të muajit gusht treguan se në këtë lagunë,në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në Gadishullin e Karaburunit dhe brigjet detare të zonës ka më shumë se 225 specie shpendësh.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.