STAMBOLL – Media: Prokuroria turke mbledh dëshmitë e punonjësve të konsullatës saudite

STAMBOLL, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Prokuroria turke mblodhi sot dëshmitë e punonjësve turq të konsullatës saudite në Stamboll si pjesë e hetimit për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raportuan mediat.

Pesëmbëdhjetë punonjës turq u morën në pyetje, saktësoi televizioni privat NTV. Autoritetet turke kryen këtë javë kontrolle të hollësishme të konsullatës dhe në rezidencën e konsullatës turke./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.