Medalje Presidenciale për notaren Medina Surdulli

PRISHTINE, 19 tetor /ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për notaren, Medina Surdulli, pas suksesit të saj në garën ndërkombëtare të notit për personat me sindromën Dawn.

“Medalja Presidenciale e Meritave i jepet Medina Surdullit për të arritura të larta në sportin e notit”, tha Presidenti.

Ndërkohë gëzimin për këtë nder nuk e ka fshehur protagonistja që korri sukses ndërkombëtar, Medina Surdulli, e cila duke falenderuar Presidentin tha se ndjehej tejet e lumtur.

“Faleminderit, Zoti President! Më keni bërë shumë të lumtur”, tha Surdulli.

Në këtë garë ndërkombëtare kanë marrë pjesë persona me sindromën Dawn nga 11 vende, si Britania e Madhe, Danimarka, Estonia, Turqia, Irlanda, Maqedonia, Rumania, Shqipëria, Suedia dhe Kosova, e cila njëherësh ishte edhe organizatore e kësaj ngjarjeje sportive. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.