LONDËR – Ish-zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg i bashkohet stafit të Facebook

LONDËR, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Ish-zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg njoftoi sot se do ti bashkohej stafit të Facebook për të ndihmuar gjigantin amerikan të internetit për të përmirësuar imazhin e dëmtuar nga skandalet.

Ish-lideri i partisë liberal-demokrate (qendër), Clegg e bëri këtë njoftim në profilin e tij në Facebook, pa saktësuar funksionin e saktë që do të kishte në Kaliforni, ku pritet të vendoset.

Agjencia britanike e lajmeve ”Press Association” raportoi nga ana e saj se ai do të merrte që ditën e hënë drejtimin e shërbimit të komunikimit të Facebook, duke konfirmuar një information të publikuar nga ”Financial Times”.

Clegg ka mbajtur postin e zëvendëskryeminstrit në qeverinë e koalicionit të drejtuar nga konservatori, David Cameron midis viteve 2010 dhe 2015.  / /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.