HONG-KONG – Së shpejti përurohet ura më e gjatë në botë

HONG KONH, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Një urë gjigante që lidh Hong-Kongun, Macao-n dhe Kinën kontinentale do të hapet për lëvizjen e mjeteve të mërkurën më 24 tetor, njoftoi sot ministri i Transporteve të Hong Kongut, Frank Chan.

Përurimi i kësaj vepre, e paraqitur nga Pekini si ura në rrugë detare më e gjatë në botë, do të mbahet një ditë më parë më 23 tetor, në qytetin portual të Zhuhai-t, në Kinën kontinentale, në prani sipas medias të presidentit kinez, Xi Jinping.

Struktura e urës rreth 55 kilometra e gjatë përfshin gjithashtu një tunel nënujor, ku u nevojit krijimi i ishujve artificialë, bën të mundur kalimin e grykëderdhjes së Rivierës së Perlave dhe do të lidhë ish-kolonitë britanike dhe portugeze, nëpërmjet qytetit të Zhuhait.

Kantieri faraonik i ndërtimit të kësaj vepre, i cili nisi në vitin 2009, u karakterizua nga vonesa të shumta, tejkalim të kostove, ndjekjeve penale për korrupsin si dhe vdekjes së punëtorëve./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.