Fushatë kundër fenomenit të trafikimit në të gjitha shkollat e vendit

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ – Tetori nuk është vetëm muaji i ndërgjegjësimit kundër të kancerit të gjirit, por edhe muaji kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese në gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare, kundrejt çdo forme apo mënyre për të parandaluar një fenomen të tillë.

Kështu, Shërbimi Social Shtetëror ka vijuar aktivitetet në Qarkun e Beratit, ku janë zhvilluar seancat informuese me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Haxhi Rustemi”, Donofrosë, Ura Vajgurore, për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e të miturve.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.