Ankesa në “Rrugën Dixhitale”, riparohet tabela në rrethrrotullimin e Gjirokastrës

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ – Qytetarët po i përgjigjen më së miri thirrjes për të denoncuar shkeljet dhe problemet në rrugët kombëtare të vendit nëpërmjet aplikacionit “Rruga Dixhitale”.

Sot, paradite pas raportimit në aplikacionin “Rruga Dixhitale” për dëmtimin e një tabele në rrethrrotullimin e Gjirokastrës, firma e mirëmbajtjes shkoi në destinacionin e raportuar dhe menjëherë ndërhyri për riparimin e tabelës.

”Rruga Dixhitale” është një risi e sjellë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku nëpërmjet këtij aplikacioni qytetarët mund të njoftojnë në kohë reale të gjitha problematikat që ndodhin në rrugët kombëtare të vendit. o/l/.j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.