TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Skemat në mbështetje të fermerëve lëvruan një fond prej 946.4 milionë lekë gjatë vitit 2017.
Buxheti i vitit 2017, adresoi financime të drejtpërdrejta për sektorin e bujqësisë, konkretisht 3 milionë lekë për luftimin e insekteve të ullirit në 6 qarqe të vendit (Elbasan, Fier, Vlorë, Tiranë, Lezhë dhe Berat), në një sipërfaqe prej 5599.57 ha tokë.
Ndërkohë që 8 milionë lekë janë dhënë për dëmshpërblimin e fermerëve me lopë të dëmtuara nga dermatoza nodulare, si edhe për blerjen e 1912 krerë lopë për fermerët e dëmtuar.
Skemat e mbështetjes vijojnë në sektorë të tjerë.
/e.xh/r.e/