Shkurtim i afateve në 51 shërbime online në hipoteka, Gjonaj: Jo më raste selektive

Shkurtim i afateve në 51 shërbime online në hipoteka, Gjonaj: Jo më raste selektive

Shkurtim i afateve në 51 shërbime online në hipoteka, Gjonaj: Jo më raste selektivehttp://ata.gov.al/2018/10/18/shkurtim-i-afateve-ne-51-sherbime-online-ne-hipoteka-gjonaj-jo-me-raste-selektive/Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në interpelancën e kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes të një grupi përfaqësuesish nga sektori bankar, noterëve dhe ndërtuesve premtoi shkurtim të afateve në dhënien e shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.Ministrja tha se pranë ZRPP-ve ka fluks të madh kërkesash, që pritet të zgjidhen me shtimin e punonjësve, por edhe ofrimin online të shumë prej tyre.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 18 Tetor 2018

TIRANË, 18 tetor /ATSH- I. Vata/ – “Janë 360 mijë shërbime që kanë kryer Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vitin 2017. Nëpërmjet 51 shërbimeve online, shtimit të numrit të punonjësve, trajnimit dhe profesionalizmit, do të bëjmë të mundur kryerjen e shërbimit brenda afatit ligjor”, u shpreh sot Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në interpelancë me grupet e interesit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në interpelancën e kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes të një grupi përfaqësuesish nga sektori bankar, noterëve dhe ndërtuesve premtoi shkurtim të afateve në dhënien e shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ministrja tha se pranë ZRPP-ve ka fluks të madh kërkesash, që pritet të zgjidhen me shtimin e punonjësve, por edhe ofrimin on line të shumë prej tyre.

“Një pjesë të këtyre shqetësimeve na vijnë edhe nëpërmjet kërkesave të qytetarëve. Ajo për të cilën ne e kemi pasur prioritet është përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve dhe target grupeve të caktuara. Dhe këtë kemi tentuar ta realizojmë duke përfshirë një numër shërbimesh elektronike. Janë 51 shërbime elektronike dhe komuniteti i noterëve e përdorin dhe kjo është një lehtësi, për t’u bërë ju që të mos shkoni në Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, por të aplikoni online ”, tha ajo.

Nga ana tjetër, tha ministrja, ajo që po tentojmë të zgjidhim pasi shpesh herë biznesi, qytetarë, profesionet e lira ankohen dhe ne kemi punuar se si të shkurtojmë afatet e shërbimeve.

Në hipoteka vijoi ministrja, nuk do të ketë më raste selektive për dhënien e një shërbimi. Përkundrazi, shërbimi do ofrohet brenda afateve ligjore.

“Unë si koordinatore kombëtare e Antikorrupsionit kam urdhëruar inspektime në mënyrë të vazhdueshme që të mos ketë selektivitet në kohën e shërbimit si dhe të mundet të ketë respektim të afateve ligjore për ofrimin e shërbimeve”,- tha ministrja.

Gjonaj shton se ajo çfarë ne po mundohemi të bëjmë nuk është vetëm pjesa e kontrollit dhe e inspektimit që këto zyrtarë të mos korruptohen, por dhe shtimi i numrit të punonjësve të shërbimit për të përballuar fluksin dhe shkurtuar kohën.

Gjatë kësaj interpelance, ndërtuesit kërkuan shkurtim të kohës për marrjen e hartave treguese, ndërsa noterët kërkuan shkurtim të kohës për dhënien e çertifikatës së pronësisë.

Duke folur për problematikat, Gjonaj tha se ka dhe një sërë problematikash siç është ajo e bankave, por kërkon një reagim më të shpejtë nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Duke folur për problemet e bllokimeve me bankat që kërkojnë një shërbim 7 ditor siç e ka ligji por një shërbim më të shpejtë, Gjonaj tha se “vetëm në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për vitin 2017 janë kryer 360 mijë shërbime që kanë të bëjnë me bllokimin e bankave, kontratë dhurimi dhe kryesisht për kartelat e pasurive dhe hartat treguese. Dhe në këto 360 shërbime, tregon se sa gamë e madhe kërkohet t’u shërbehet qytetarëve që të respektohet afati ligjor dhe të përcaktohet me ligj dhe të mos bëhet selektivitet nga punonjësit, por të ketë edhe një shërbim cilësor”.

Më tej, ministrja shtoi se “ka ardhur koha të mos dëgjojmë histori të tilla për hipotekat, por të ketë shërbim në kohë të caktuar, me në pagesë të caktuar dhe me profesionalizëm”.

Për sa i përket profesionalizmit, tha ministrja se jo vetëm numri është i rëndësishëm por dhe trajnimi i punonjësve”.

Po ashtu, Gjonaj tha ne si qeveri i kemi shpallur luftë korrupsioni ndërsa u kërkoi grupeve të interesit që “në çdo rast në të gjitha institucionet ku jepet shërbimi na shkruani ku ka pasur probleme”.

“Kjo na ndihmon të dy palëve, ju ju bë më të besueshëm dhe ne më efikas në luftën kundër korrupsioni. Janë marrë një sërë masash jo vetëm administrative dhe shkarkimit nga detyra, por janë dërguar në ndjekje penela, prandaj ju kërkojë të jemi partner që të kemi një shërbim sa më të mirë”, tha ministrja. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.