Ministri i Jashtëm i Turqisë, Cavusoglu viziton Shqipërinë

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Cavusoglu, do të vizitojë Shqipërinë më 18-19 tetor dhe Kosovën më 19-20 tetor.

Lajmin e bën të ditur ambasada e Turqisë në Tiranë. “Gjatë takimeve, marrëdhëniet tona bilaterale me Shqipërinë dhe Kosovën do të diskutohen në të gjitha dimensionet e tyre dhe pikëpamjet do të shkëmbehen në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare”, thotë ambasada turke në Tiranë.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.