Kardinal Ernest Troshani merr vlerësime në 90-vjetorin e lindjes

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ -Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shprehur urimet më të përzemërta Kardinal Ernest Simoni Troshani me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

“I shpreh urimet më të përzemërta Kardinal Ernest Simoni Troshani, simbolit të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare. Jetë të gjatë Kardinali ynë, me plot shëndet e mbarësi!”, thekson Meta.

“E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare. Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare, për të cilat flijuan jetën shumë klerikë e shqiptarë të ndershëm. Zoti të bekoftë Ty dhe veprën tëndë të përjetshme, për gjithçka i ke dhënë kombit dhe Kishës!”, shprehet Meta.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.