GJERMANI – Një evazion i gjerë fiskal mbi dividentët i kushton 55 miliardë euro vendeve europiane

BERLIN, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Dy manipulime financiare mbi dividentët i shkaktuan një dëm me vlerën 55 miliardë euro taksa që prej vitit 2001 dhjetëra vendeve europiane, konfirmuan sot 19 media në një hetim të përbashkët.

Duke i shtuar evazionit fiskal ligjor dhe mashtrimin, këto media përllogaritën për herë të parë deficitin kumulativ që lidhet me këto manovra, të cilat u zbuluan në Gjermani në vitin 2012.

Përveç Gjermanisë, vendi më tepër i prekur nga mashtrimi, çështja përfshin Francën, Spanjën, Italinë, Holandën, Danimarkën, Belgjikën, Austrinë, Finlandën, Norvegjinë dhe Zviçrën. / /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.