Disiplina, FSHF dënon Luftëtarin, pezullohet edhe Halili i Tiranës

TIRANË, 18 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së mori në shqyrtim problemet e hasura në kategoritë e ndryshme të futbollit kombëtar.

Komisioni i disiplinës vendosi që lojtari i KF Tirana, Grent Halili, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. KF Luftëtari, për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

KF “Kamza”, për dështimin në përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes,  gjobitet në masën 50.000 lekë. KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të tifozërisë së tij, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, gjobitet në masën 50.000 lekë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.