Anëtarësimi në Interpol, ndihmë Kosovës kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Anëtarësimi në Interpol, ndihmë Kosovës kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Anëtarësimi në Interpol, ndihmë Kosovës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në konferencën për shënimin e Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, e organizuar nga ministria e Punëve të Brendshme.Gjatë fjalës së tij, Thaçi tha se Trafikimi me qenie njerëzore është ndër shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut, vlerën mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë.https://ata.gov.al/2018/10/18/anetaresimi-ne-interpol-ndihme-kosoves-kunder-trafikimit-te-qenieve-njerezore/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 18 Tetor 2018

TIRANË, 18 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në konferencën për shënimin e Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, e organizuar nga ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë fjalës së tij, Thaçi tha se Trafikimi me qenie njerëzore është ndër shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut, vlerën mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë.

“Kosova ka krijuar një kornizë gjithëpërfshirëse ligjore dhe politika për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore të harmonizuara me ligjet e Bashkimit Evropian. Ne kemi bashkëpunuar me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen dhe vendosjen e autorëve pa drejtësisë, kjo ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të luftuar këtë fenomen por edhe për aspiratën për liberalizimin e vizave për Kosovën. Jam i lumtur që angazhimi ynë ka marrë vlerësime pozitive nga Bashkimi Evropian dhe partnerët tanë, kjo i ka hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe tani me të drejtë presim vendimin e drejtë të merituar dhe të shpejt për qytetarët e Kosovës”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të jenë në luftë të pa kompromis ndaj autorëve  që kryejnë këtë krim i cili lëndon jo vetëm viktimat, por edhe shtetet dhe ekonomitë e vendeve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.