Taskforca antikorrupsion/ 9 shkarkime në administratë, 24 masa disiplinore

Task-forca antikorrupsion/ 9 shkarkime në administratë, 24 masa disiplinore

Task-forca antikorrupsion/ 9 shkarkime në administratë, 24 masa disiplinorehttps://ata.gov.al/2018/10/17/task-forca-antikorrupsion-9-shkarkime-ne-administrate-24-masa-disiplinore/Task-forca antikorrupsion ka rekomanduar këtë javë 24 masa disiplinore për punonjësit e disa institucioneve, 9 prej tyre janë shkarkime nga puna. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri publike masat e marra, nisur nga ankesat dhe denoncimet e qytetarëve të ndryshëm në platformën e bashkëqeverisjes Shqipëria që duam.al.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 17 Tetor 2018

TIRANE, 17 tetor/ATSH/- Taskforca antikorrupsion ka rekomanduar këtë javë 24 masa disiplinore për punonjësit e disa institucioneve, ndërsa 9 prej tyre janë shkarkime nga puna. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri publike sot masat e marra, nisur nga ankesat dhe denoncimet e qytetarëve të ndryshëm në platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Taskforca antikorrupsion ka realizuar kontrolle të detajuara në disa institucione. Në Inspektoriatin Shtetëror Qendror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, dhe Inspektoriatin Shtetëror, dega Durrës.

Ministrja Gjonaj bëri të ditur se është shkarkuar nga puna një drejtor, një inspektor, tre përgjegjës sektori, dhe 4 specialistë pranë Inspektoriatit Shtetëror Qendror të Punës dhe shërbimeve shoqërore.

“Për rastet kur shkeljet e konstatuar janë në kufijtë e veprës penale, Taskforca Antikorrupsion ka kryer kallëzime penale për personat përgjegjës. Dhe konkretisht janë kallëzuar penalisht 2 persona: ish-kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror Qendror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore qendër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës me veprime dhe mosveprime në shkelje të hapur të ligjit, si dhe kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Qendror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dega Durrës, e cila dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke kryer veprime konkrete”, – tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë bëri me dije se “strukturat e Policisë së Shtetit, kanë evidentuar 21 vepra penale në fushën e korrupsionit me 27 autorë të proceduar penalisht, nga të cilët 4 të arrestuar dhe 23 të proceduar në gjendje të lirë”.

“Shërbimi i kontrollit të brendshëm në shërbimin e burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë, ka proceduar penalisht në Prokurori 2 punonjës pranë IEVP Vlorë për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’, si dhe ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 20 punonjës të tjerë, në burgjet e Vaqarrit, Lezhës, Fierit dhe Sarandës”, – tha Gjonaj.

”Po ashtu, lidhur me ndalimin e punonjëses së ZRPP Devoll, e cila u denoncua në media pasi i mori ryshfet një qytetari për shërbim publik, u procedua menjëherë me shkarkimin nga detyra. Falë bashkëpunimit të Taskforcës Antikorrupsion dhe Prokurorisë së Fierit u mor masa ‘Arrest me burg’ për një ish-juristin e ZRPP Fier, i kallëzuar penalisht për korrupsion pasiv që në muajin maj të këtij viti”. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.